putin-dicaprioFilmi do të xhirohet në Rusi, Amerikë dhe Evropë dhe pritet të dalë në kinematë botërore në vitin 2017-të. Putini, në anën tjetër, sivjet ka zgjedhjet në Rusi, dhe do të provojë të shtyjë më tutje fuqinë e tij 18-të vjeçare në fron.

Siç raportojnë mediet e huaja, Leonardo DiCaprio jo vetëm që ka shprehur dëshirë ta portretizojë Putinin rus, por edhe do ta bëjë një gjë të tillë në filmin që nisë xhirimet këtë vit.

Loading...

Producentja Valeri Saarian thotë se filmi do të jetë një triller politik dhe do të mbajë emrin “Putin”. Filmi do të përqendrohet mbi Putinin, si një ndër njerëzit më të fuqishëm aktualisht në botë, më me influencë dhe i rrezikshëm në mënyrën e tij.

E DiCaprio, i cili pritet që sivjet më në fund të marrë Oscarin e tij, do të luajë rolin e Putinit. Pak kohë më parë vetë DiCaprio pati thënë se “ta luaj Putinin do të ishte interesante, do të më pëlqente. Është fascinant fakti që unë si aktor ta luaj Putinin”.

Nuk dihet emri i regjisorit të filmit, edhe pse Saarian nga Knights Bridge Entertainment thotë se ai është i njohur për të gjithë.

Filmi do të xhirohet në Rusi, Amerikë dhe Evropë dhe pritet të dalë në kinematë botërore në vitin 2017-të. Putini, në anën tjetër, sivjet ka zgjedhjet në Rusi, dhe do të provojë të shtyjë më tutje fuqinë e tij 18-të vjeçare në fron.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid