erionProcesi i numërimit të votave në Tiranë po shkon drejt fundit dhe tashmë duket qartë se Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Kur kanë mbetur rreth 5 përqind e votave pa u numëruar, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka arritur të krijojë një diferencë të madhe, më shumë se 41 mijë vota, ndaj kandidatit të APPD-së, Halim Kosova, e cila tashmë është e pakthyeshme me votat e mbetura.

Loading...

Më shumë se 15 mijë vota kanë shkuar për Gjergj Bojaxhi, kandidatin e pavarur. E përkthyer në përqindje, Bojaxhi ka siguruar deri më tani mbështetjen e 5.36 për qind të qytetarëve që kanë votuar.

Ndërkohë kanë rezultuar më pak të votuar Sazan Guri, me 1.1%, Arben Tafaj 0.66%, ndërsa kandidati i PKD, Dhimitër Muslia ka marrë rreth 0.3 të votave.

Aktualisht po vazhdohet me numërimin e 37 kutive të fundit nga 864 gjithsej dhe kryeqytetasit kanë mësuar emrin e kryetarit të bashkisë më të madhe në vend.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid