kombetarjaPortali “eurosport.com”, në analizën që u bën grupeve eliminatore të “Euro 2016”, kur ndalet te Grupi I, ku bën pjesën edhe Shqipëria, u jep shumë shanse kuqezinjve për t’u kualifikuar për në Francë, si vendi i dytë.

“Më 8 tetor Portugalia pret Danimarkën. Kjo e fundit ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe e gjen veten në mëshirë të fatit të Portugalisë. Danimarka është vetëm një pikë përpara e Shqipërisë, por kjo e fundit ka dy ndeshje për të luajtur, ku njërën e ka në shtëpi, me Serbinë”, – shkruan portali europian, që ka ekskluzivitetin e golave pas ndeshjeve në ekran.

Loading...

Më tej “eurosport.com” shkruan “Një barazim për Portugalinë në Braga në ndeshjen e fundit me Danimarkën është e mjaftueshme për t’u kualifikuar. Nëse danezët nuk mund të fitojnë me Portugalinë, atëherë Shqipëria do të kualifikohet si vendi i dytë me një fitore kundër Serbisë. Por edhe në qoftë se Danimarka fiton ndeshjen e saj të fundit, ata ende mund ta shohin veten jashtë ‘Euro 2016’, në qoftë se Portugalia merr një pikë në Serbi në ndeshjen e fundit të vet dhe Shqipëria mund Serbinë dhe pastaj Armeninë në dy ndeshjet e mbetura.”

Në fund të komentit të “eurosport.com”, parashikimi për grupin tonë është ky: Portugalia në vend të parë, Shqipëria e dyta, Danimarka e tretë, Armenia e 4-ta dhe Serbia e fundit.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid