escobarMbi Pablo Eskobarin, lordin botëror të kokainës janë zbuluar disa fakte të jashtëzakonshme lidhur me jetën, fronin dhe sjelljen e tij.

Eskobar njihet dora më e “rëndë” e krimit në Medelin, Kolumbi, ku mbi të gjitha thuhet të ketë qenë një baba i shkëlqyer.

Faktet mbi jetën e tij:

Produkti i tij peshonte shumë

Karteli i Medelinit i drejtuar nga Pablo Eskobar transportonte 15 ton kokainë në ditë drejt Shteteve të Bashkuara.

Perandori ekonomike dhendikim të jashtëzakonshëm

Eskobar ishte përgjegjës për 80% të kokainës që qarkullonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mund të ketë vrarë veten

Eskobar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë kolumbiane. Plumbi fatal ishte në pjesën e tëmthave, mbi vesh. I njëjti vend që i tha vëllait të tij që do të vriste veten nëse do ta rrethonin ndonjëherë.

Një herë dogji 2 milion $

Loading...

Kur po fshihej me familjen në një fermë në malet që rrethonin Medelinin, Eskobar dogji 2 milion dollarë për të mbrojtur vajzën e tij nga i ftohti.

Transportonte kokaninë me avion, të cilët i braktiste brigjeve amerikane

Një pilot mund të fitonte deri në 500,000 $ për një dërgesë, në varësi të sasisë që transportonte.

Vlente 25 bilion $

Në 1989, revista Forbes e listoi Eskobar të shtatin në listën e njerëzve më të pasur në botë. Mbani mend fëmijë, krimi nuk paguhet! Oh prit…

Shpenzonte 2,500 $ në muaj për llastik-lidhëse e lekëve

Karteli i përdorte për të lidhur bashkë tufa parash.

Minjtë hanin 2 bilion $ të pasurisë së tij çdo vit

Duke qenë se i ruante paratë në pisllëk, në bodrum, 10% e pasurisë së tij vjetore ‘sakrifikohej’ nga lagështira dhe brejtësit.

Krijoi “parajsën” e tij

Eskobar zotëronte ishuj dhe 5,000 hektarë tokë në qytetin e vogël kolumbian, Puerto Triunfo. Hapësira utopike u ndërtua si vend arratisjeje dhe përfshinte një pishinë, një ring mundjeje për dema dhe një kopsht zoologjik.

Përgjegjës për më shumë se 4,000 vdekje

Në total Eskobar thuhet se ka kryer mbi 4,000 vrasje, përfshirë këtu edhe një kandidat për president kolumbian. Por ishte një baba i shkëlqyer!

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid