falcaoRadamel Falcao është larguar nga Manchester United për tu rikthyer në Monaco, mirëpo ai mund të rikthehet përsëri në Premierligë.

Loading...

E përditshmja angleze ‘The Sun’, ka shkruar se menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes është duke biseduar me zyrtarët e Chelseat për transferimin e kolumbianit në ‘Stamford Bridge’.

Sipas ‘The Sun’, Falcao dëshiron të vazhdoj karrierën e tij në Premierligë pa marrë parasysh se ku në United apo në Chelsea.

Ish-anëtari i Portos dhe Atletico Madridit dështoi për t’i treguar vlerat e tij në Manchester United duke shënuar vetëm katër gola në 29 paraqitje.

Ndërkohë shuma që Monaco po kërkon për ta lënë të lirë kolumbianin është rreth 40 milionë euro.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid