fanelaShqipëria merr fitoren e parë në Euro 2016. Fanela e kombëtares shqiptare është zgjedhur si më e bukura e turneut kontinental që do të zhvillohet këtë verë, në një sondazh të kryer nga portalit i njohur gjerman “Sport 1”.

Në sondazh kanë votuar me mijëra persona dhe në fund fituese doli fanela e kombëtares shqiptare me rreth 26 mijë vota, ndërsa e dyta u rendit fanela e kombëtares së Turqisë me 2 mijë vota më pak, ndërsa e treta ajo gjermane.

Loading...

Pak kohë më parë, FSHF-ja nënshkroi me “Macron” si sponsor teknik i Kombëtares, kompani e cila realizoi edhe fanelat e reja të cilat lojtarët kuqezi do të mbajnë veshur në Euro 2016.

Fanelat e reja kanë një dizajn krejtësisht të ri, me një shqiponjë të vendosur në mes në të trija fanelat në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanela e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme.

Kombëtarja luajti për herë të parë me fanellën e re të bardhë në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë ditën e shtunë.

Tashmë Shqipëria ka fituar një sondazh europian, një diçka e rrallë edhe kur bëhet fjalë për fanelat. Një tjetër ogur i mirë ky për Shqipërinë në misionin historik, Francë 2016.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid