fatos_nanoJo më larg se dje, gazetarët tentuan të ngacmonin kryeministrin Rama në lidhje me marrëdhënien me Ilir Metën, e ku ai nuk kurseu batutat.

Ndonëse zgjedhja e Presidentit është në vitin 2017, tashmë çdo ditë e më shumë shfaqet ‘opsioni’ Fatos Nano. Thuhet se ai do nisë sërish një betejë për postin e Presidentit. E përditshmja “Sot” shkon më tej kur thotë se pritet që në ditët në vazhdim të ketë një takim mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës për këtë çështje. Sipas kësaj gazete, Nano ka provokuar dy sondazhe për të parë nëse njerëzit e duan si President. Këto mbeten spekulime, ndërkohë që Fatos Nanon më shumë e mbajnë aktiv në opinionin publik disa profile false në FB.

loading...

“Edhe pas zgjedhjes së Bamir Topit në 2007 si dhe para zgjedhjes së Bujar Nishanit në 2012, Fatos Nano zhvilloi dy beteja të forta për t’u bërë President. Ndërkaq, Nano ka sinjalizuar nisjen e një beteje të tretë për t’u zgjedhur si pasues i Bujar Nishanit në krye të shtetit. Gjatë muajit korrik, Nano ka zhvilluar dhe sponsorizuar dy sondazhe, për të testuar mbështetjen qytetare sa i takon ambicies së tij për postin e kreut të shtetit.

Komentuesit mbështesin Nanon për President, megjithëse nuk dihet rezultati i saktë i sondazhit. Megjithatë, sondazhi sinjalizon një rikthim të Nanos në skenën politike shqiptare, gjatë muajve në vijim, kur debati për presidentin e ri të ketë marrë përmasa të mëdha. Ndërkaq, ëndrra e liderit historik të socialistëve këtë radhë duket se nuk është thjeshtë një iluzion. Në rrethet politike pranë mazhorancës flitet për një takim mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës në ditët në vijim, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Edi Rama i’a ka prerë dy herë rrugën Fatos Nanos për t’u ngjitur në postin e kryetarit të shtetit, por gjatë viteve të fundit konjukturat duket se kanë ndryshuar. Kryeministri Edi Rama duket se do ta presë njeriun që i dha dorën për të ngjitur shkallët e politikës. Gjithsesi, Partia Socialiste nuk i ka votat për të zgjedhur kreun e shtetit, ndaj rol vendimtar në këtë proces do të ketë LSI.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid