kukullaNjë fëmijë i lënë brenda makinës në diell. Ishte ky alarmi që morën policët, të cilët thyen xhamin e makinës për të shpëtuar vogëlushin.

Por pikërisht në atë moment bëjnë një zbulim të rrallë. Gjithçka ndodhi në Dudley të Britanisë së Madhe, disa ditë më parë, ku siç raporton “Mirror” një kalimtar pa të parkuar një makinë në diell dhe brenda saj një fëmijë të sapolindur.

Loading...

Të alarmuar agjentët e policisë të konsultuar me infermierët vendosën të ndërhyjnë menjëherë, pasi vogëlushi mund të rrezikonte jetën nën diell. Ata thyen xhamin dhe shpëtuan fëmijën. Por kur e morën në krah, kuptuan se kishte diçka të çuditshme.

Fëmija në fakt, nuk ishte gjë tjetër veçse një kukull shumë e ngjashme me foshnje. Ajo i përket Janaih, një vajze 10- vjeçare. Motra e madhe e saj, Delesia mbeti e befasuar kur u kthye në makinë dhe gjeti xhamin e thyer dhe sipër një letër, ku i thuhej të telefononte policinë.

Delesia ndodhej në spital, për të parë nënën që ishte shtruar. Policia pranoi riparimin e xhamit, duke paguar afro 120 euro.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid