festaMediat serbe e kanë të vështirë të pranojnë vendimin e CAS dhe ashtu si në këto 9 muaj, çdo veprim të shqiptarëve nxitojnë ta quajnë një provokim ndaj tyre, përfshi këtu dhe festën e tifozëve kuqezinj në Tiranë dhe Prishtinë.

loading...

“Blic” dhe “Kurir”, dy prej mediave më të mëdha në Serbi i kanë rezervuar vendin kryesor festës së shqiptarëve, në sektorin e tyre sportiv në faqet online duke i cilësuar si provokime të pastra, shpalosjen e simboleve kombëtare të Shqipërisë brenda në Shqipëri.

“Kurir” në mënyrë paradoksale e quan si skandaloze festën e shqiptarëve për të festuar 3 pikët e dhëna nga CAS për ndeshjen me Serbinë, pas dhunës së ushtruar ndaj përfaqësueses sonë në ndeshjen e 14 Tetorit të 2014-trës ndërkohë që mes radhëve të shkrimit thekson se mbajtja veshur e simboleve shqiptare nga ana e shqiptarëve në kryeqytetin Tiranë është një provokim i hapur ndaj serbëve.
Paksa më e moderuar shfaqet “Blic”, e cila pasqyron në faqet e saj festën e shqiptarëve.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid