debiasiDje është zhvilluar mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FSHF­së, e para për vitin 2016. Tema kryesore e saj ka qenë kontrata e trajnerit të kombëtares, Xhani De Biazi. Ky i fundit, sipas burimeve të sigurta nga ekzekutivi i futbollit shqiptar, ka këmbëngulur fort, që prej ditës së kualifikimit të kuqezinjve në “Euro 2016” për të pasur rritje të rrogës.

Këtë kërkesë ia ka përsëritur herë pas here presidentit Armand Duka, që të vijojë bashkëpunimi. Presidenti i FSHF­së ka kërkuar edhe mendimin e anëtarëve të KE­së, edhe pse e ka tagër të vetin marrëveshjen me trajnerin e kombëtares, qoftë për emërimin dhe shkarkimin, qoftë për termat financiare të kontratës.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme është marrë në konsideratë kërkesa e 59­vjeçarit nga Sarmede, për t’iu rritur rroga në masën 60 për qind.

Pra, shtesa në pagesën aktuale mujore, që merr De Biazi, do të jetë 60 për qind më shumë nga janari e në vazhdim. Me shifra të sakta nuk mund të flitet dot, pasi termat financiare të kontratës, asaj të deridjeshme, ruhen me fanatizëm nga FSHF­ja, raporton Telesport.

Loading...

Komiteti Ekzekutiv ka qenë i një mendjeje, po ashtu, që pas kësaj rritjeje, nëse De Biazi hedh të tjera “vickla”, apo kërkon largimin (në mbledhjen e djeshme është folur për ofertën kineze, që i ka ardhur trajnerit të kombëtares), të lihet i lirë. Kuptohet, kjo gjë vlen më shumë pas finaleve të “Euro 2016”, sepse deri aty është i sigurtë dhe do të kapërdihet sido të vijnë punëtnga FSHF­ja bashkëpunimi.

Kjo nuk vihet në diskutim as nga De Biazi, sidomos pas kësaj rritjeje të rrogës. Në kontratë ka një klauzolë, që thotë se në rast të prishjes së njëanshme të marrëveshjes, dëmshpërblimi është 100 mijë euro.

Trajnerit kuqezi i është garantuar mbështetje maksimale në këtë periudhë, kur do të bëhen përgatitjet për fazën finale të Europianit, por ka pasur anëtarë të Komitetit Ekzekutiv që kanë ngritur shqetësimin e një angazhimi tjetër të mundshëm të De Biazit, si shkes i transferimeve të lojtarëve kuqezinj.

Burimi brenda Komitetit Ekzekutiv tha për “Telesport.al” se ka pasur presion dhe lojëra nga ana e De Biazit për të përfituar domosdo rritje të pagës. Thënë ndryshe, FSHF­ja është dorëzuar më në fund para kërkesave të tij financiare, të paktën deri në finalet e “Euro 2016”. Më pas, ka gjasa që topi të ndërrojë fushë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid