Shperndaje kete artikull
Twitter this!
Digg it!
Shtoje ne Delicious!
Shperndaje ne Facebook!
Shperndaje ne Reddit!
Stumble it
Shtoje ne Technorati
Youtube Channel
Facebook Live
Abonohu
Fun Foto
Video Fun
&ttsp;
Rrezikon jeten per qenin. |
|
Një person ka rrezikuar jetën në përpjekje për të shpëtuar qenin e tij. Ai është fotografuar duke hyrë në ujin e grirë ku kishte ngecur qeni. Burri misterioz ka hyrë në lumen Stour edhe pse temperatura ishte aq e ulët sa mund ti kushtonte edhe jetën zhytja në ujë. |
13/02/2012 18:30
Kur u be ofendues gishti i mesit. |
|
Këngëtarja britanike M.I.A ishte e ftuar në finalen e Superbowl-it. Gjatë këndimit ajo u tregoi gishtin e mesit fansave të shumtë që ndodheshin në stadiumin e mbushur plot e përplot. Gjesti detyroi organizatorët t’u kërkojnë ndjesë të gjithë spektatorëve të pranishëm në stadium dhe atyre që e panë nga ekran. SHihni videon:
|
07/02/2012 22:00
Terheqin bankomatin me Traktor. |
|
Një grup grabitësish të guximshëm përdorën një traktor, për të tërhequr një bankomat nga muri ku ishte vendosur. |
19/01/2012 22:00
Mesuesi Indian ngryset Miliardier. |
|
Një mësues nga India mori tronditjen më të madhe të jetë kur kontrollojë llogarinë e tij bankare on line dhe pas se kishte 9.8 miliard dollarë. Parijat Saha priste që balanca e tij të ishte 200 dollarë dhe nuk mund tu besonte syve kur pa në bankomat se kishte një miliarder, të paktën në letër. I ndershmi Saha ka shkuar në Bankën Qendrore të Indisë për të rregulluar këtë problem. Zyrtarët e bankës nuk e kanë komentuar ngjarjen por ende nuk dihet burimi i kësaj shume dhe se shuma nuk mund të tërhiqet mbrapsht.Pagesa mujore e Sahas është 700 dollarë në muaj por llogaria e tij është 9.8 miliard dollarë afërsisht sa buxheti i Indisë për arsimin (11.5 miliard dollarë). Kur ka parë se në llogari kishte miliarda ka mbetur i shokuar. “I telefonova një shoku dhe po bëja shaka me atë se mos banka është tejmbushur me para dhe një pjesë është derdhur në llogarinë time”. Banka ende nuk ka dhënë një shpjegim se çfarë ka ndodhur ndërsa Saha ka tërhequr shumën prej 200 dollarë, të cilat beson se janë të vetat. “Të paktën mora paratë e mija dhe nuk e di edhe për sa kohë do të më duhet të mbajë në llogari këtë shumë kaq të madhe”. |
16/01/2012 22:00
Policia ndalon dasmoret dhe mer nusen. |
|
Duke rinovuar shtëpinë në Ghent, në të cilën para dhjetë vitesh ishte zhvendosur banka, një turk i cili me vite jeton në Belgjikë, gjeti afër 300 mijë euro, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve. Ferhat Kaya kishte blerë pronën prej bankës Dexia për 155 mijë euro, ndërsa kishte refuzuar ofertën e një mjeshtri për ta hequr arkën e vjetër të bankës për një shumë prej 3500 euro. Në vend të kësaj, 33 vjeçari kërkoi ndihmë prej dy shokëve të tij. As nuk e qonin ndërmend se në arkë mund të gjenin para. "Kur e hapëm arkën gjetëm qese në të cilat gjendeshin kartëmonedha prej 20 dhe 50 euro. I numëruam gati 300 mijë euro", tha Murat Tufan. Pas bisedës me të atin, Kaya vendosi ta lajmërojë policinë, edhe pse pa problem ka mundur t'i mbajë paratë, pasi banka gjatë dhjetë viteve të fundit nuk i kishte kërkuar ato para. "Edhe imigrantët janë njerëz të cilët besojnë se sinqeriteti është politika më e mirë", tha Kaya. Zëdhënësi i bankës belge Dexia, Ulrike Pommee, deklaroi se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. "Me siguri bëhet fjalë për gabim njerëzor. Hetimet se si përfunduan paratë në arkën e harruar nuk do të jenë të thjeshta, pasi paratë humbën më 2001. Por do të punojmë në këtë rast e më pas do të vendosim nëse do ta shpërblejmë personin që ka gjetur dhe dorëzuar paratë", tha Pommee. |
21/01/2012 22:00
Ja se c'ndodh kur shan policin. |
|
Një polic është filmuar duke qëlluar me pëllëmbë një grua tek sa po përpiqet ta zbriste atë nga autobusi. Video është regjistruar nga një pasagjer me emrin Jermaine Green. Video:
|