durres-furtuneMoti i keq që ka përfshirë të gjithë gjirin e Durrësit ka shkaktuar pezullim të përkohshëm të lundrimeve dhe veprimtarisë së portit detar.

loading...

Era e fortë, me një shpejtësi 23 m/s dhe deti me forcë 7-8 ballë kanë mbajtur në kalatë dhe nën masa sigurie për të shmangur përplasjet anijet tregtare të tonazhit të vogël e të mesëm, si dhe flotën e peshkimit.

Ndërkohë, dy tragetet e linjës Bari-Durrës, në bordin e të cilave ndodhen 514 pasagjerë në total, qëndrojnë jashtë portit pa mundur të ankorohen në kalatë prej kohës së keqe.

Burime nga Kapiteneria e Portit bëjnë të ditur se situata pritet të qetësohet në orët e pasdites së sotme. |tch|

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid