basha-memushajDy mesfushorët e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Migjen Basha kane qenë sot kundërshtarë përballë njëri-tjetrit, ndeshje e vlefshme për javën e 34-­të në Serinë B italiane.

loading...

Pavarësisht se luajnë në një Kombëtare, një episod i pakëndshëm ka ndodhur sot mes tyre gjatë ndeshjes, pasi Basha u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes për një reagim të ashpër pikërisht ndaj Memushajt, transmeton Panorama Sport.

Ky moment shkaktoi tension ku u përfshinë edhe lojtarët e tjerë, ndërkaq edhe Memushaj u ndëshkua me karton të verdhë.

Sa i përket rezultatit, Peskara fitoi 2-­1 duke qenë në vendet e para të rënditjes, ndërkohë që Komo pothuajse ka rënë një kategori më poshtë.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid