escobarAta kane qene “padrone” te drogës, mafies dhe mashtrues te mëdhenj… Po cilët janë kriminelet me te pasur te historisë?

1. Pablo Escobar: 30 miliard dollarë

Ne krye te listës ndodhet krimineli Pablo Escobar. Ne vitet ’70 ai ishte “koka” e trafikut te drogës ne Kolumbi dhe gjithashtu mbikëqyrte 80% te tregtisë te kokainës ne bote. Ne atë kohe ai ishte i 7-ti person me i pasur ne bote. Edhe pse një pjese te parave i jepte për bamirësi, kjo nuk e shpëtoi nga vdekja. U vra me 2 dhjetor 1993 gjate arrestimit.

2. Amado Carrillo Fuentes: 25 miliard dollarë

Edhe Amando Fuentes ka provuar se  mund te bëhesh i pasur duke drejtuar tregtinë e drogës ne Amerikën Jugore. Ai nuk u arrestua asnjëherë, por vdiq ne sallën e operacionit, ndërkohë qe po kryente një operacion plastik për te ndryshuar pamjen.

3. Leona Helmsley: 2 miliard dollarë

loading...

Edhe pse nuk ka shume femra miliardere, Leona Helmsley është njëra nga ato. Ajo ne fakt nuk ka shume merita për këtë pasuri. Ishte vetëm një rrobaqepëse e thjeshte, por ia hodhi “grepin” mandatit industrial Harry Helmsley, i cili ishte i “krimbur” ne para. Me vone ajo menaxhoi Helmsley Palace Hotel, ne te cilin ndodhnin gjera jo legale. Ne 1988-ën Leona morri një gjobe prej 7 milion dollarësh për mashtrim dhe zhvatje fondesh.

4. Bernard Madoff: 820 milion dollarë

Bernard Madoff është milioneri i krimit te kohëve te fundit. Ai iu zhvati klientëve te tij rreth 65 miliard dollarë me ane te kompanisë Bernard L. Madoff Investment Securities. Ne 2008-ën është arrestuar dhe është dënuar me 150 vjet burg.

5. Dennis Kozlowski: 600 milion dollarë

Dennis Kozlowski ishte punonjës i kompanisë se sigurimit Tyco International, por i konsideronte paratë e shoqërisë ku punonte si te tijat. Ai  bleu një shtëpi 19 milion dollarë dhe një apartament njujorkez prej 18 milion dollarësh. Dennis-i gjithashtu ka paguar me 2 milion dollarë, këngëtarin Jimmy Buffet për një koncert privat. Ne 2005-ën ai është arrestuar dhe është dënuar me 25 vite burg.

6. Al Capone: 100 milion dollarë

Një prej gangsterëve mëdhenj te të gjitha kohërave është Al “Scarface” Capone. Zyrtarisht mbledhës objektesh antike, ne realitet ishte ne krye te botes se krimit ne Chicago-n e shekullit 20. Paratë i mblodhi fale kazinove ilegale, vjedhjeve, prostitucionit dhe tregtisë se alkoolit. Ne vitet e “lavdisë” ai merrte 100.000 dollarë ne jave. Nuk paguante taksat dhe për këtë arsye u fut ne burg. Megjithatë Al Capone përfitoi një lirim te parakohshëm për shkak te shëndetit te keq.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid