rinasBlutë e Tiranës kanë sekuestruar një furgon mallrash i cili dyshohet se u përdor nga autorët e grabitjes së rreth 1 mln euro në aeroportin e Rinasit, mesditën e 30 qershorit. Mjeti në fjalë ndodhet i bllokuar pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Loading...

Sipas policisë, automjeti cilësohet si provë materiale për të zbardhur autorët e grabitjes spektakolare 3 javë më parë, në brendësi të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Mësohet se mjeti furgon tip “Ford” është gjetur para disa ditësh poshtë urës që po ndërtohet për Unazën e Madhe, te Pallati me Shigjeta.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid