lambo-crashU nisëm të shkruajmë kete artikull pasi ne si portal ndjehemi keq kur shohim që edhe portalet më të njohura, po shkruajnë shumë të pavërteta, dhe duke dizinformuar qytetarin.

Marim shëmbullin më të freskët, në lidhje me Lamborghinin e aksidentuar që në 2009 dhe që portalet në Shqipëri e kanë marr këtë foto dhe e kanë vendosur si lajm i sapo ndodhur.

Ja cka shkruajne keto portale: Lajmi.net: Aksidentohet Lamborghini i policisë që do kapte Audin e shqiptarëve, me të njejtin titull e kishte shkruar edhe Lapsi.al që më pas e hoqi nga webfaqja këtë postim, po ashtu edhe gazetablic.com, indeksonline.net : Aksidentohet Lamborghini i policisë që do kapte Audin e shqiptarëve, gazetadita.al : Aksidentohet lamborghini i policise italiane, gazetaexpress.com : Aksidentohet Lamborghini i policise.

Loading...

Shumë portale të tjerë e kanë shkruar këtë lajm të pavërtetë, mjafton të shkruash këtë titull në google dhe të dalin të gjitha portalet që e kanë shkruar. Pas një hulumtimi të albparajsa.com në internet ky aksident ka ndodhur në Bologna në  nëntor të vitit 2009.

Lajmin për këtë aksident mund ta lexoni këtu! Lind pyetja; Pse këto portale shkruajnë të pavërteta? Pse vazhdojnë të mashtrojnë, sigurisht që e gjithë kjo të bën të mendosh se gjithcka bëhet për disa klikime më shumë, por a e justifikon kjo gjë këtë mashtrim? Ne si portal distancohemi nga keto mashtrime, mundohemi të filtrojmë cdo lajm qe del, pa rënë në grackën e disa mashtrimeve! |Albparajsa.Com|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid