albin-kurtiGjykata Themelore caktoi mbrëmjen e së shtunës, vetëm pesë orë pas arrestimit, masën e sigurisë për ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Loading...

Trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë për 30 ditë paraburgim për Kurtin. Masa e sigurisë i është caktuar për shkak të dyshimit se ka kryer tri vepra penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, “përdorim të armës” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.

Më herët Kurti u dërgua në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku refuzoi të jepte deklaratën me prokurorin e rastit, i cili bëri kërkesën për paraburgim ndaj tij. Prokuroria pretendoi se, me protestën e sotme Kurti ka përsëritur veprën penale për të cilën akuzohet dhe ka qëndruar në arrati, duke shpërfillur kërkesën e organit të akuzës. “Çdo veprim do të bëhet duke respektuar dinjitetin e secilit individ, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë e të paanshme, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të arrestuarit e tjerë të sotëm”, thuhej në komunikatën e Prokurorisë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid