albparajsa
 
  • Tv Shqip
  • Tv Internacionale
  • Radio Stream
  • Sport Live
    • Live Stream
    • Live Score
    • Results Table
  • Lajme
    • Lajme
    • Sport
    • Gossip
    • Teknologji
  • Argetim
    • Chat
    • Lojra
    • Fun
    • Horoskopi
    • Interesante
  • Per Webmaster
    • Kanalet Shqip
    • Kanalet Internacionale
    • Sport Live
    • Refero Albparajsa
  • Kontakt
    • Kontakt Chat Online
    • njoftime
  •  
  • Reth Nesh
  • Ndertim Website
  • Njoftime
  • English Version

Home » Lajme »gossip

2po2 dhe Flori sjellin hitin e ri "Gjithe Jeten".

Reperi 2po2 së bashku me këngëtarin Flori kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të dytë të tituluar “Gjithë jetën”.

Kënga flet për një histori dashurie, një tekst i shkruar mjaft mirë nga reperi Besnik Canolli, ndërsa muzika është realizuar nga Flori.

Për 2po2 dhe Florin ky nuk është bashkëpunimi i parë, pasi që ata më herët kanë realizuar këngën “Crazy Girl”.

Më poshtë mund ta shikoni klipin e këngës “Gjithë jetën’ i realizuar nga Enermedia.

18/02/2012 13:10

MC Kresha duet me Sabri Fejzullahun.

Reperi i njohur i ‘labelit’ P.I.N.T, MC Kresha, do ta vazhdojë traditën e bashkëpunimeve, por kësaj radhe ai do të vijë më ndryshe.

Në një intervistë për Express, MC Kresha bëri të ditur se ai ka ndërruar paksa kursin e bashkëpunimeve dhe kësaj radhe ka vendosur të bëjë një këngë me atë që ai e quan legjendë.

“Po, do të realizoj një projekt me Sabri Fejzullahun. Nuk kam dyshime se një bashkëpunim me një legjendë të tillë do të ketë sukses”, ka thënë Kresha.

14/02/2012 13:10

Cifti Pato Barbara se shpejti prinder.

Sipas thashethemeve të fundit, vajza e presidentit të Milanit, Barbara Berlusconi, dhe Alexandre Pato janë në pritje të fëmijës së parë. Lajmi për shtatzëninë e bukuroshes vjen drejtpërdrejt nga revista e përjavshme “Diva&Donna”.

Edhe në fund të 2011-ës çifti i klubit kuqezi ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes mediatike, madje shpeshherë gazetat skandalistike kanë shkruar artikuj në lidhje me mundësinë që Barbara priste një fëmijë nga futbollisti brazilian, por kësaj here lajmi mund të jetë i vërtetë.

Sipas të përjavshmes italiane, e dashura e sulmuesit të Milanit mund t’i dhurojë së shpejti një fëmijë Patos. Ato që e vërtetojnë këtë fakt janë disa foto të vajzës së ishkryeministrit italian, në të cilat bie në sy forma e rrumbullakët e barkut.

Ndër të tjera Barbara është fotografuar me një “look” shumë të thjeshtë, që “Diva&Donna” e ka interpretuar si maskim për barkun e saj.

11/02/2012 13:10

Nderron jete Whitney Houston.

Ikona e muzikës pop dhe soul, Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshë 48-vjeçare. Konfirmimin për vdekjen e saj e ka bërë zëdhënësja Kristen Foster, e cila nuk ka dhënë detaje për shkakun dhe vendin e vdekjes së këngëtares.

Houston, vajza e artë e industrisë muzikore, nga mesi i tetëdhjetave deri kah fundi i nëntëdhjetave ishte një nga artistet më të kërkuara anekënd botës.

 

Ajo joshi publikun me vokalin e saj të fuqishëm, të ëmbël dhe të pashoq. Suksesi i saj nuk u kufizua vetëm në muzikë, pasi ajo luajti edhe në filmat, si “The Bodyguard”, “Waiting to Exhale” e "The Preacher's Wife”.

Whitney frymëzoi një armatë të tërë këngëtaresh, duke filluar nga Mariah Carey e deri te Christina Aguilera.

Mirëpo, fundin e karrierës ia sollën problemet dhe vartësia nga droga. Ajo abuzonte me kokainë, marihuanë, ekstazi... që ia humbën shkëlqimin, imazhin dhe padyshim edhe fuqinë e zërit.

Albumi debutues i Houston mbante pikërisht emrin dhe mbiemrin e saj ("Whitney Houston”, 1985) ndërsa shiti miliona kopje dhe fitoi disa çmime. Pasoi “Whitney” (1987) tjetër album ‘multiplatin’. Në vitin 1992, përveç kritikave pozitive si aktore në filmin “The Bodyguard”, ku luajti krahas Kevin Costner, ajo e shndërroi në hit të pavdekshëm këngën e Dolly Parton, "I Will Always Love You".

Një tjetër hit-album ishte "My Love Is Your Love" (1998), mirëpo gjatë kësaj kohe ajo abuzonte me droga dhe kishte probleme jetësore, sidomos gjatë martesës me Bobby Brown. Ajo shkoi disa herë në rehabilitim, duke tentuar që ta rikthente karrierën e saj. Dhe pikërisht këtë e bëri në njëfarë mënyre me albumin "I Look To You” (2009), mirëpo koncertet e drejtpërdrejta të saj ishin një dështim, pasi Houston kishte humbur fuqinë që të këndonte ‘live’.

Kohët e fundit është spekuluar se ajo humbi gjithë pasurinë, ndërsa nuk kanë qenë të rralla rastet kur është sëmurë.

Këngëtarja legjendare lindi më 9 gusht 1963 në Newark të New Jerseyt, ndërsa gjatë karrierës, ndër të tjera ka fituar gjashtë çmime Grammy, dy çmime Emmy, si edhe 30 ‘Billboard Music Awards’. 

11/02/2012 13:10

Beyonce publikon fotot e vajzës.

Pop ylli Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kanë publikuar fotografitë e para me vajzën e tyre Blue Ivy Carter.

Fotografitë e shumëpritura kanë mundur të shiten me miliona dollarë, por çifti zbuloi pamjet intime në Twitter.

“Ne dëshirojmë të ndajmë fotot me të gjithë ju. Ju faleminderit që respektuat privatësinë gjatë kësaj periudhe të bukur në jetën tonë”, theksoi çifti në një mesazh të përbashkët.

11/02/2012 13:10

Shtypi "Roze" ne Shqiperi.

Këtë javë kuptuam që nuk është kriza ekonomike problemi më i madh që kemi. Politika nuk ishte bërë kurrë kaq “rozë” ose mbase kaq “rozë” ka qenë gjithmonë. 

Me siguri asnjë këngëtar apo personazh publik në Shqipëri nuk ka ndjekur mbledhjet e komisioneve parlamentare, aq më pak atë të ligjeve. Ciljeta, Greta Koçi dhe së fundmi Bleona kanë mbështetur një iniciativë sipas të cilës këngëtarët dhe artistët na qenkan viktima të një agresioni të pamëshirshëm mediatik, madje në Shqipëri fundjava është e mbushur me shpifje, trillime dhe imagjinata nga më vulgaret për ta. Ndaj është i domosdoshëm një amendim i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në fakt, në historinë e shtypit shqiptar dhe mbi të gjitha në fushën e lajmeve “rozë” ndonjë ekzagjerim edhe mund të ketë patur mirëpo fakt është që ndryshimi mes numrit të akuzave për shpifje dhe numrit të gjyqeve për shpifje është thellësisht i madh. Ka një mori me histori që janë lënë të ndërprera apo lajme që kanë qarkulluar si të vërteta dhe që nuk janë konfirmuar kurrë.

Ajo që bie në sy është se shumica e titujve janë deklarata të bëra nga personazhet publikë për njëri-tjetrin. Deklarata e fundit e Genta Ismajlit se këngëtarët janë shumë të aftë për intriga është për tu mbajtur shënim.

Spekullime ka pasur si në rastin e një plagosjeje të përfolur të Ingrit Gjonit. U tha që atë e kishin goditur me thikë në një lokal, por shtatzëna doli në ekran dhe nxorri barkun e saj të pashenjuar.

Domenika Caushi deklaroi se i dashuri i saj, Seldi Qalliu, kishte një lidhje me këngëtarin Sinan Hoxha. Jo pak u turbullua publiku mirëpo në dyert e gjykatave nuk u duk askush.

Miliona ka kërkuar Adelina Ismajli kur u përfol vdekja e saj. Të paktën 500 mijë euro kërkoi kosovarja nga disa media që kishin cituar një burim anonim. Sot e kësaj dite bukuroshja është gjallë, por paratë i ka fituar në mënyra të tjera.

Sigurisht ka edhe një kategori thashethemesh që mbeten në ajër, siç është rasti i lidhjes së Flori Mumajesit me Elvana Gjatën apo historia interraciale e këngëtares Linda Halimi.

Sot e tutje, gazetat dhe suplementet e fundjavës do të flasin vetëm për arritjet e “mrekullueshme” të VIP-ave tanë, do të flasin për këngët e tyre “cilësore”, zërat e “mrekullueshëm” apo për notat e kapura të cilat ne as nuk mund t’i imagjinojmë.

Thashethemet t’i harroni, përjashto rastin kur këngëtarët do të përgojojnë njëri-tjetrin publikisht.

 

Reklama

 
 

Shperndaje kete artikull

  • Tweet This! Twitter this!
  • Digg it! Digg it!
  • Add to Delicious! Shtoje ne Delicious!
  • Share on Facebook! Shperndaje ne Facebook!
  • Share on Reddit! Shperndaje ne Reddit!
  • Stumble it Stumble it
  • Add to Technorati Favorites Shtoje ne Technorati
  • Subscribe by RSS Youtube Channel
 

Facebook Live

 

Abonohu

Abonohu,per t'u informuar per c'do te re!

Emaili-Juaj *
 

Vip Foto

    fotovip

    Tyler

 

Videoklip

Ciljeta ft Ingrid - Mike dhe Rivale

 

Horoskopi

 
 

Kthehu ne krye te faqes

Designed and Created By: Nogr3s And Panzlife All Rights Reserved | Terms Of Use |

Copyright © 2009-2012.

ALBPARAJSA.COM
Rr: Frosina Plaku, Tirane, Shqiperi.
info@Albparajsa.com

Free counter and web stats