shpetimtariNjë i ri ka mbetur i plagosur në përpjekje për të shpëtuar jetën e një gruaje, duke e pritur atë me duar në kohën kur ajo ra nga kati i 11-të.

Kamerat e sigurisë tregojnë të riun që vrapon drejt ndërtesës ku ndodhej gruaja dhe në momentin që ajo mbërriti afër tokës, ai hapi krahët për ta pritur. Pavarësisht përpjekjes së tij, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa vetë i riu ka mbetur i plagosur .

loading...

Ngjarja ndodhi në Kinë dhe djali i quajtur Feng Ning tha se, sapo kishte dalë nga një restorant kishte dëgjuar një thirrje për ndihmë nga një ndërtesë.

“Ishte një grua që qëndronte e varur në një dritare të katit të 11-të. Vrapova për të hyrë në ndërtesë dhe ta shpëtoja por në atë çast ajo u hodh dhe vrapova për ta pritur në tokë”, tregoi ai nga spitali ku po mjekohet.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid