magdalenaNjë grua e dëshpëruar polake, e cila ka qenë e martuar me një shtetas shqiptar, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama.

Gruaja me emrin Magdalena, e cila është ndarë tashmë me bashkëshortin shqiptar, kërkon ndihmën e Ramës për zbatimin e vendimit të gjykatës, në lidhje me kujdestarinë e vajzës.

Kjo, duke qenë se bashkëshorti i saj nuk e zbaton këtë vendim dhe po e mban vetë vajzën.

Letra e plotë:

I nderuar z. Kryeminister!

Quhem Magdalena. Jam nje nene polake qe endet prej mese nje viti neper Shqiperi per te kryer rolin qe m’ka dhene Zoti, per te qene NENE! Sot vajza ime Claudia, mbush 8 vjece!

Fatkeqesisht, babai i saj, nje shtetas shqiptar, me te cilin u dashurova e martova, tashme po me mban larg femijeve te mi, sepse sistemi i drejtesise ne kete vend, eshte bere pale me te. A mund te me thoni z.Kryeminister, sa duhet te duroje nje nene per te qene prane femijeve te saj? Zbatova ligjin, nuk pranova te shkel ligjet e ketij shteti dhe u largova ne Poloni disa kohe per te rikuperuar lejen e qendrimit, me shpresen qe me pas im shoq do vinte ne Poloni sic me premtoi me femijet. Pranoja ta vuaj mungesen e tyre vetem te mos u nderpritej shkolla ne Shqiperi, pas premtimeve te tij prita te vijne ne vere…

Dhe pasi pashe qe shtetasi juaj po me ndan nga femijet sepse kishte kohe qe s’me donte me per grua, atehere, u riktheva dhe e dini cfare gjeta? Gjeta femijet qe i kishte kthyer kunder meje, duke i genjyer se isha larguar nga ata.

loading...

Me arrestuan policia e ketij shteti pa urdher arresti, pa informim paraprak, ne sy te femijeve te mi, pas improvizimit te skenave nga bashkeshorti im, vetem qe femijet te shikonin policine duke me arrestuar, dhe femijeve u interpretuan qe jam nje kriminele. Keshtu quhen nenat ne kete vend kur pranojne dhunen e policise, institucioneve, vetem per te qene me femijet e tyre? Zoti Kryeminister, Gjykata me ka lene femijet ne kujdestari te perkohshme, por Permbarimi nuk e ekzekuton vendimin, sepse pretendojne se vullneti i ketyre drejtuesve, i bashkeshortit tim dhe i shkeljes se Kodit te Procedures, eshte me i larte sesa verdikti i Gjykatave.

Cfare mund te bej zoti Kryeminister? A mund te mi thoni vajzes time Klaudias sot publikisht se dua te jem aty te gatuaj torten per te? A mund t’ja thoni publikisht qe s’kam kryer kurre nje veper penale, dhe qe vetem se u largova ne Poloni per te respektuar ligjin e shtetit, une humba dashurine e saj, pasi i interpretuan se jam nene e padenje? Ju lutem z.Kryeminister! Mos me jepni asgje tjeter ne kete bote, dua vetem qe dikush ti ndaloje femijet e mi qe te genjehen me teper mbi mua, qe te genjejne nga frika sepse kane degjuar te jatin duke me thene ne sy se do me vriste me arme mes Durresit.

Une e di, une i ndjej, i kam nxjerre nga nje miter qe s’njeh nenshtetesi, edhe pse shpesh ne kete vend kam hasur shprehjen “Hajt me, nje k’’’v polake”…Ata jo vetem qe po genjehen cdo dite e me shume, por do mi semurin, se ata do genjejne nga frika qe t’me shpetojne mua.

A po kerkoj teper ne kete vend? Po kerkoj te rri me femijet e mi, po kerkoj te zbatohet ligji dhe te frenoj padrejtesine qe po i behet femijeve te mi duke i vjedhur dashurine e nenes ne pabesi!

Zoti KRYEMINISTER, beni dhurate sot Claudias sime, ZBATIMIN E LIGJIT!

ME DASHURINE E NJE NENE, Magdalena! |tema|

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid