csPablo Escobar, lordi më i madh i drogës në histori.Trafikanti që u zgjodh kongresmen dhe që ëndërronte të bëhej president i Kolumbisë.

Pablo Emilio Escobar Gaviria lindi në qytetin industrial Medejin të Kolumbisë në 1949. Bir i një fermeri dhe një mësuese të shkollës fillore, Pablo e filloi karrierën e tij kriminale në moshën 14 vjeçare duke vjedhur gurët e varrit nga varrezat e qytetit dhe duke i shitur ato. Në moshën 16-vjeçare filloi të pinte marihuana dhe të vidhte makina, 17 vjeç filloi të merrej me shpërndarjen e marihuanës , ndërsa 18 vjeç kreu vrasjen e parë.

Në fund të viteve ’70 Pablo filloi të merrej me transportimin e pastës së kokës nga malet e Andeve në laboratorët e Medejin ku pasta e kokas kthehej në kokainë. Pasi asgjësoi një nga trafikantët më të mëdhenj të qytetit, Escobar u morr vetë personalisht me trafikimin e kokainës. Oreksi i Amerikës për kokainë, në fund të viteve ’70, fillim të viteve ’80, çmimi mjaft i lartë i kokainës ( 35 000$ kilja) dhe lehtësia e transportimit të saj në SHBA, e shndërruan Escobarin në një nga trafikantët më të fuqishëm të qytetit. Escobar përdori aeroplanë të vegjël të tipit “Cesna” për transportimin e drogës nga Kolumbia në Bahame, ku kishte ndërtuar dhe një aeroport të vogël mbi një ishull artificial.

Loading...

Pablo u dorëzua ditën që nga Kushtetuta kolumbiane u hoq ligji për ekstradim në SHBA. U ngujua në një “burg” të ndërtuar prej tij në periferi të Medejin, të ashtuquajturin “La Catedral”. “Burgu” kishte brenda xhakuzi, një sallë diskoje, disa dhoma gjumi për Pablon dhe truprojat e tij.

I demoralizuar, i frikësuar dhe duke ndërruar banesë çdo 3-4 orë, Pablo Escobar u bë i pakujdesshëm duke folur me orë të gjata në telefon me të birin për ta mësuar atë se si e kërkonte mbrojtjen nga presidenti Gaviria. Një nga këto telefonata u kap nga oficerë të Search Block, që gjetën kështu burimin dhe adresën ku gjendej Escobar. Duke vepruar me shpejtësi, oficerë të Search Block, të ndihmuar nga snajperë të CIA-s rrethuan banesën ku gjendej Escobar. Pas disa shkëmbimesh zjarri për disa minuta, Pablo Emilio Escobar Gaviria ra i vdekur i goditur me tre plumba, dy në këmbë dhe një mbrapa veshit të djathtë. Djali i kolonelit Martinez, anëtar i Search Block, ngriti grushtin lart duke thirrur: “Rroftë Kolumbia, Pablo Escobar vdiq!”

Kështu përfundoi jeta e kriminelit më të madh të të gjitha kohërave, të njeriut i cili i shpalli luftë të hapur shtetit të Kolumbisë, që e gjunjëzoi atë. Pablo Escobar ka vrarë me dorën e tij mbi 100 persona dhe është përgjegjës për vrasjen e mijëra të tjerëve dhe plagosjen e disa mijëra të tjerëve. Në ceremoninë e varrimit, e cila ishte madhështore, mijëra vetë, të varfër nga rrethinat e Medejin e shoqëruan trupin e kriminelit në varreza.
Dhe sot e kësaj dite varri i tij nderohet si hero popullor në getot e Kolumbisë është i mbushur me lule, ndërsa familja e tij, gruaja dhe fëmijët kanë kërkuar azil në Argjentinë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid