Në qytetin holandez Dalfsen një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët, duke lënë një person të vdekur.

Loading...

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave treni u përplas me një vinç, humbi kontrollin dhe doli nga shinat duke hyrë në një fushë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në fushë ndodhen ende vagonët e përmbysur.

Banorët deklaruan se vinçi i kishte zënë rrugën, në lindje të qytetit Zvole, kur treni u përplas me të.

Kryetari i bashkisë deklaroi se një person kishte vdekur, por ende nuk dihet se sa janë të plagosurit. |tch|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid