indiMë shumë se 500 njerëz janë raportuar të kenë vdekur nga të nxehtit që ka përfshirë jugun e Indisë, ku të dielën temperaturat arritën në 48 gradë Celsius.

Loading...

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në shtetet jugore, Telangana dhe Andhra Pradesh, ku më shumë se 140 njerëz kanë vdekur që nga e shtuna.

Autoritetet kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të pinë sa më shumë ujë dhe lëngje, pasi shumica e viktimave thuhet të kenë qenë persona që i janë ekspozuar diellit për orë të tëra, shumica duke punuar.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe këtë javë, pasi sipas parashikimit të motit nga Agjencia kombëtare, vetëm javën tjetër pritet të ketë reshje të pakta të shiut. |bw|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid