albparajsa
 
  • Tv Shqip
  • Tv Internacionale
  • Radio Stream
  • Sport Live
    • Live Stream
    • Live Score
    • Results Table
  • Lajme
    • Lajme
    • Sport
    • Gossip
    • Teknologji
  • Argetim
    • Chat
    • Lojra
    • Fun
    • Horoskopi
    • Interesante
  • Per Webmaster
    • Kanalet Shqip
    • Kanalet Internacionale
    • Sport Live
    • Refero Albparajsa
  • Kontakt
    • Kontakt Chat Online
    • njoftime
  •  
  • Reth Nesh
  • Ndertim Website
  • Njoftime
  • English Version

Home » argetim » INTERESANTE

Harxhon 2.5 mln dollare brenda vitit.

Në mars të vitit 2006 Andrew Fashion kishte një shtëpi të madhe në Litëllton të Kolorados (SHBA), katër makina luksoze, një të dashur dhe tre kompani interneti që i sillnin rreth 100 mijë dollarë të ardhura në muaj.

Në moshën 21-vjeçare kishte arritur një pasuri prej 2.5 milionë dollarësh “duke programuar çdo sekondë të ditës”.

Ëndrra amerikane? Po, por në këtë rast u shdnërrua në makth. Andrew tregon në blogun e tij në internet se si për një vit ai i humbi të gjitha, përfshirë studimet dhe të dasuhrën. Fashion la universitetin për tu përqendruar në biznesin e tij: leksionet nuk kishin vend në jetën e tij plot punë, festa, udhëtime dhe luks.

Kjo jetë e “çmendur” bëri që i riu të harronte të kujdesej për financat dhe të ardhmen e projekteve.

“Bleva 7 makina, disa prej të cilave për miqtë e mi. Filloi të më pëlqente pokeri dhe bastet. Harxhoja shumë para në klubet e natës dhe për udhëtime. Isha i ri dhe shumë budalla”, shkruan Fashion në blogun e tij personal, me shpresën se të rinjtë e tjerë nuk do të bëjnë të njëjtat gabime.

Të ardhurat ranë aq shumë sa në vitin 2008 ai shiti kompaninë e tij të fundit për 75 mijë dollarë. Që nga ajo kohë, ritmi i tij i jetës është qetësuar ndjeshëm. Tani punon si fotograf në kompaninë ‘Fashion ‘N’ Glamour Studios’ dhe po bëhet gati për projektin e tij të ri në internet: një rrjet shoqëror për modele, BeModel.com.

16/02/2012 16:05

90 dite pa Facebook.

Tre muaj radhazi pa Facebook, Twitter dhe celular. Ky është “dënimi” që vuri vetes Jake Reilly, një student nga Chicago (SHBA). Qëllimi i tij ishte të fillonte marrëdhënie me persona dhe jo me profilet e tyre.

Reilly jetonte krejtësisht i varur nga celulari i tij me të cilin fliste rreth 1 mijë minuta dhe dërgonte 1500 mesazhe në muaj. Gjithashtu nëpërmjet tij qëndronte në Facebook dhe në Twitter me orë të tëra gjatë ditës.

Por, gjithçka ndryshoi në 1 tetorin e vitit të shkuar, kur vendosi të shkëpuste të gjitha lidhjet virtuale. Premtoi që nuk do të përdorte celularin për tre muaj sepse kishte vënë re që koha që i kushtonte marrëdhënieve virtuale ishte shumë më e madhe se ajo që i kushtonte atyre reale.

Me anë të këtij eksperimenti ky student kuptoi që miqësia me personat në Facebook nuk ishte aq e thellë sa mendonte. Gjithashtu 24-vjeçari vuri re që kishte edhe më shumë kohë të lirë, por jo gjithçka ishte perfekte. Reilly, në një intervistë për yahoo.com, vuri re që të gjithë miqtë e tij ishin të varur ndaj celularit. Kur shkonte në ndonjë festë qëndronte vetëm duke parë se si të gjithë merreshin me celularin në vend që të bisedonin me njëri-tjetrin.

Me anë të këtij eksperimenti ai kuptoi se njerëzit tashmë e përdorin shumë pak telefonin fiks, por preferojnë të të dërgojnë mesazhe në Facebook.

“U ndjeva shumë i lumtur sepse fillova të kem marrëdhënie të vërteta me shokët e mi”, shprehet Reilly.

09/02/2012 16:05

Prinderit nxjerrin ne debore femijen 4 vjecar lakuriq.

Një fëmijë i zhveshur që qanë gjatë gjithë kohës është nxjerrë jashtë në temperatura shumë të ulëta. Kjo është video tronditëse, ku tregohet se si detyrohet një 4 vjeçar të ecë në për dëborë.

Video është xhiruar në rrugët e Nju Jorkut dhe fëmija quhet He Yide nga Kina.
Ai është shprehur se video e ka xhiruar babai i tij në një kohë kur nëna po e shikonte. Kjo ka ndodhur gjatë kohës që ata ishin me pushime në SHBA.

Prindërit kanë treguar se e kanë detyruar djalin e tyre të bëjë një gjë të tillë në mënyrë që të bëhet më i fortë.

Në video, fëmija i lutet të atit që të ndalojë teksa ecën në trotuar.

03/02/2012 16:05

Njeriu me i pafat ne bote.

Fundi i vitit 2011 ishte me shumë fat për banorët e një fshati spanjoll, që fituan superllotarinë kombëtare, që shpërndau një total prej më shumë se 750 milion eurosh.

Pasi numrat zgjodhën serinë e biletave të shitur në fshatin e tyre, njerëzit nisën të kërcenin të lumtur në rrugë, të derdhin shampanjë dhe verë lumë, por në festime, mungonte vetëm njëri midis 250 banorëve.

Regjizori Costis Mitsotakis ishte i vetmi që nuk kishte blerë një biletë që kushtonte 5 euro dhe do t’i kishte dhënë një fitim prej rreth 120 mijë eurosh, si të gjithë banorët e tjerë.

Një shtetas me origjinë greke, 70-vjeçari u transferua në Sodeto për shkak të një lidhjeje me një grua, por kur marrëdhënia përfundoi, ai vendosi që të vazhdonte të qëndronte në zonë.Sifoqoftë, nga gëzimi kolektiv edhe Mitsotakis përfitoi diçka. Fqinji i tij i bërë papritmas i pasur pranoi t’i blinte një copë toke, të cilën ai e kishte nxjerrë në shitje prej disa kohësh, por asnjë blerës nuk ishte interesuar.

Llotaria e fundvitit, e quajtur “El Gordo”, ka në total 1 800 fitues, me vendet e para që ndajnë çmime prej miliona dhe qindra mijëra eurosh. Në fshatin me 250 banorë dhe 70 shtëpi, u shitën biletat me numrin e serisë 58 268 dhe të gjithë mbajtësit e biletave u shpallën fitues.

28/01/2012 16:05

Portokalli kunder yndyrnave.

Flavonoidet e portokallit mund të neutralizojnë efektet negative të konsumimit të ushqimeve të shpejta, respektivisht të ushqimit të pasur me yndyra dhe sheqerna, bëjnë të ditur shkencëtarët nga USA.

Studiuesit nga Universiteti Buffalo kanë analizuar 30 persona të moshës nga 20 deri në 40 vjet. Ata kanë vërtetuar se naringenin dhe hesperidin, antioksidues të fuqishëm të cilët gjenden në përbërjen e portokallit, mund të ulin deri në 20% markezët e ndezjeve të cilët krijohen pas konsumimit (të rregullt) të ushqimit yndyror dhe të ëmbël.

Për dallim nga uji dhe lëngjet e ëmbëlsuara, lëngu i freskët i nxjerrë nga portokalli inhibon krijimin e radikaleve të lira dhe aktivizimin e gjeneve specifike të cilat marrin pjesë në proceset e paraqitjes së arterosklerozës dhe rezistencës së insulinës

24/01/2012 16:05

Ufo't nisen drejt tokes,por Nasa fsheh lajmin.

Tre disqe gjigande UFO-sh janë drejtuar drejt tokës. Është ky lajmi që ka publikuar në një reportazh gazeta “Pravda” ku sipas saj tre disqe, më i madhi prej tyre më gjërësi 242 km i shoqëruar nga dy anije të vogla, janë identifikuar pas orbitës së Plutonit.

Akoma më e pabesueshme nga të gjitha faktet e paraqitura në reportazhin e gazetës “Pravda”, është se anijet e Alien-eve jane identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit të Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë. Ndërkohë, NASA, hesht! Të vetmit që kanë ngritur zërin janë kinezët, të cilat kanë akuzuar amerikanët për mbulim dhe fshehje faktesh persa i përket ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.
Gazeta e famshme “Pravda”, arsyeton reportazhin e saj, duke e lidhur ate me “burime të mirë informuar dhe të sigurt, nga programi jo-fitimprures, i njohur ndërkombetarisht Hulumtim mbi Ekzistencen e Jetes Jashtetokesore; SETI (Search forExtraterrestrial Intelligence)”, duke shtuar se tre anijet do të diktohen dhe do të shihen nga teleskopet optike kur t’i afrohen planetit Mars!

 

Reklama

 
 

Shperndaje kete artikull

  • Tweet This! Twitter this!
  • Digg it! Digg it!
  • Add to Delicious! Shtoje ne Delicious!
  • Share on Facebook! Shperndaje ne Facebook!
  • Share on Reddit! Shperndaje ne Reddit!
  • Stumble it Stumble it
  • Add to Technorati Favorites Shtoje ne Technorati
  • Subscribe by RSS Youtube Channel
 

Facebook Live

 

Abonohu

Abonohu,per t'u informuar per c'do te re!

Emaili-Juaj *
 

Foto interesante

http://i1103.photobucket.com/albums/g466/albparajsa/interesantpema.jpgPeme ne forem fytyre.
 

Video Interesante

Future Productivity Version

 

Horoskopi

 
 

Kthehu ne krye te faqes

Designed and Created By: Nogr3s And Panzlife All Rights Reserved | Terms Of Use |

Copyright © 2009-2012.

ALBPARAJSA.COM
Rr: Frosina Plaku, Tirane, Shqiperi.
info@Albparajsa.com

Free counter and web stats