thohir-morattiGrupi kinez, Suning, së shpejti do të kompletojë blerjen e 20 për qind të aksioneve të Interit.

Loading...

Nerazzurët janë në negociata me partnerët kinezë për të shitur një pjesë të aksioneve dhe janë afër kompletimit të transaksionit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, grupi kinez do të marrë lejen nga qeveria kineze për të investuar kapitalin jashtë vendit, që do të hapte rrugën për investimin te klubi italian.

Ata do të blejnë 14 për qind të aksioneve të presidentit Erick Thohir dhe 6 për qind të tjera nga president nderi, Massimo Moratti.

E hapur mbetet mundësia që Thohir të delegojë edhe strategjitë e zhvillimit të klubit.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid