joveticInteri ka fituar kundër Napolit në çerekfinales të Kupës së Italisë.

Me këtë rast Nerazzurrët janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës ku do të takohen me fituesin e ndeshjes Lazio – Juventus.
Vendasit ishin më të mirë, por klubi i drejtuar nga Roberto Mancini tregoi vendosmëri gjatë gjithë ndeshjes.

Loading...

Pjesa e parë ishte pa gola, por me raste, posaçërisht nga Napolitanët.

Pjesa e dytë filloi me raste nga të dy anët dhe me një lojë më të ashpër, ndërsa në minutën e 71, anësori malazez, Stevan Jovetic, kalo Interin me një super gol.

Por, në skenë doli edhe Adem Ljajic, i cili në minutën e 91-të shënoi golin e sigurisë për mysafirët.

Vlen të theksohet se Napoli nga minuta e 88-të ishte me një lojtar më pak, pasi Dries Mertens, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, e gjitha kjo për shkak të simulimit të belgut në zonën e rreptësisë.

Në këtë ndeshje Elseid Hysaj luajti nga fillimi, ndërsa Rey Manaj ishte në bankën rezervë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid