internet-explorerInternet Explorer dikur ishte një portal shumë i vizituar që kishte formësuar mënyrën se si njerëzit hynin në internet. Por ajo kohë ka kaluar moti, dhe tani shumica e njerëzve e “urrejnë” Internet Explorer, pas disa viteve të performancës së dobët.

Loading...

Në ndërkohë, bizneset rivale si Firefox dhe Chrome kanë filluar të merren me kërkesat e përdoruesve, dhe për këtë janë bërë shumë më të famshëm sesa Internet Explorer e Microsoft.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se Internet Explorer nuk është i famshëm si shfletues i internetit. Por gjërat pritet të ndryshojnë së shpejti, edhe në këtë drejtim.

Për ta parandaluar këtë trend, Microsoft ka vendosur që ta shuajë shfletuesin e saj – Internet Explorer.

Projekti i ri i Microsoft për shfletimin e uebit i quajtur Project Spartan pritet të jetë zëvendësuesi i Internet Explorer.

“Ne tani jemi duke bërë hulumtim se si do të jetë emri ose marka e re e shfletuesit tonë e cila do të bazohet në Windows 10,” tha shefi i marketingut në Microsoft, Chris Capossela, gjatë një prezantimi të bërë dje.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid