iPhone6Duke përmendur kërkesën e vazhdueshme të konsumatorëve për modelet e fundit të telefonave, IDC ka thënë se pret që dërgesat për iPhone të Apple do të kenë një rritje prej 17.3 për qind gjatë gjithë vitit 2015 – pothuajse dyfishi i performancës së tregut të përgjithshëm botëror të telefonave të mençur.

Loading...

Firma e njohur e hulumtimeve të tregut parashikon se rritja e vazhdueshme e Apple në vitin 2015 do t’i jepte kompanisë një pjesëmarrje të tregut prej 15.8 për qind në mbarë botën, në rritje për 226 milionë njësi.

Rritja e parashikuar e Apple do të vë kompaninë amerikane përpara tregut të përgjithshëm, i cili pritet të rritet me 9.8 për qind këtë vit, një rritje njëshifërore kjo e cila po ndodhë për herë të parë.

Dhe ndërsa Android do të mbetet platforma dominuese e telefonave të mençur, IDC beson se dërgesat e pajisjeve Android do të rriten me vetëm 9.5 për qind këtë vit, që është më e ulët se mesatarja e tregut.

Pjesa e tregut në të gjithë botën për iOS do të vazhdojë të jetë rreth 14 deri 15 për qind për vitin e ardhshëm, me rritje të konsiderueshme kur Apple të lansojë modelet e reja të iPhone.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid