mesazh-kercenuesNjë email kërcënues nga “Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri” është dërguar në disa nga mediat në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

“khilafeti@gmail.com” është adresa nga e cila është nisur një email në redaksi të mediave shqiptare, përfshirë edhe BalkanWeb.

Në e-mailin e tyre, ata tregojnë përkrahjen ndaj sulmeve që janë bërë në Francë dhe thonë se “ky është vetëm fillimi”.

Loading...

Akoma nuk dihet burimi i këtij emaili, të cilin po e përcjellim më poshtë:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit
Ju (kryqtarët) po e fyeni profetin tonë, po e sulmoni shtetin tonë, po i mbysni fëmijët tanë dhe po i përdhunoni grat tona. Dhe ju vërtet mendoni se ne harrojmë?
Jo, pasha Allahun! Ushtarët e Hilafetit do të sulmojnë vazhdimisht pamëshirshëm dhe ky ishte vëtëm fillimi.
Rrugët e juaja do të mbushen me gjak në lindje dhe perendim. Dhe kush do të na ndal neve?
Kush do ti ndal flakët e luftës të prekin kryqtarët në Amerik, Britani, Rusi, Gjermani, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Spanjë?
Prandaj ju përgezojmë o ushtarët e Hilafetit për këto sulme të fuqishme!
Është koha për hakmarrje dhe lufta sapo ka filluar.

Dhe Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve

Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri”.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid