italiaNdërsa të gjithë sytë janë mbi krizën greke, sistemi financiar italian është zhytur në borxhe.

Për shkak të recesionit të viteve të fundit dhe një numër të madh të kompanive që kanë falimentuar , numri i kredive me probleme në bilancet e bankave italiane, ka vijuar të rritet.

Sipas të dhënave nga Shoqata ABI, kreditë me probleme qendruan në 193.7 mld euro në maj, 25.1 mld më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Ky është niveli më i lartë që nga viti 1996.

Tani pjesa e NPL-ve në totalin e kredive të garantuar nga sistemi bankar italian është 10.1% e totalit. Vetëm Sllovenia, Irlanda dhe Greqia janë më keq në Evropë.

Loading...

Të mbetura nën presion për shkak të kredive të zhvlerësuara janë veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo nuk është asgjë e re në Itali, një vend ku e vetmja rrugë për të mbijetuar duket të jetë konsolidimi, shkruan Ëall Street Italia.

Ajo do të marrë kohë, një kohë të gjatë përpara se bankat mund të mund të arrijnë të përmirësojnë gjendjen e kredive të këqija, thekson Shoqata Italianepër Veprimtari Bankare.

Për vite të tëra, kompanitë janë të detyruar të merren me kriza ekonomike më të gjatë dhe më të rënda që prej Luftës së Dytë Botërore dhe për këtë arsye shpesh nuk janë në gjendje të shlyejnë borxhet e tyre me bankat.

Ndërsa bankat janë mbytur nga kreditë me probleme, qeveria ka sakaq një borxh publik që u rrit në mënyrë të qëndrueshme, siç tregohet nga të dhënat e publikuara . Detyrimet e Qeverisë kanëarritur një rekord të ri, rreth 23.4 mld euro.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid