ivanovicLojtari serb i Chelseas, Branislav Ivanovic, ka folur për ndeshjen e 8 tetorit, Shqipëri­-Serbi, duke kërkuar që kolegët e tij të mos bazohen tek ajo që ndodhi 14 tetorin e kaluar në Beograd, për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve, por të synojnë fitoren në fushën e lojës.

“Ne lojtarët e dimë se nuk kemi kontribuar fare në dënimet drakonike që dha UEFA dhe KAS­i për ndeshjen e parë kualifikuese. Ne e kemi vuajtur dhe duruar në mënyrën tonë vendimin që u dha përfundimisht nga Gjykata Sportive e Lozanës, i cili për mua nuk ishte i drejtë. Nuk ka vend për asnjë lloj hakmarrjeje, përveç dëshirës për të mposhtur rivalët.”, tha Ivanovic. Ivanovic garanton se do të bëjnë gjithçka për të fituar në “Elbasan Arena”

loading...

“Nuk kemi frikë, jemi shumë të motivuar për ndeshjen që do të luajmë në Shqipëri më 8 tetor, – shton kapiteni Branislav Ivanovic në intervistën për “Vecernji Novosti”. – E përsëris, kemi një motivim të veçantë, për shkak se kjo ndeshje është historike dhe, para së gjithash, duhet ta fitojmë. Sa i takon rezultatit, për ne kjo ndeshje nuk ka rëndësi, por nuk mund të harrojmë atë që ndodhi në Beograd, sepse 14 tetori i vitit të shkuar solli shumë dëme për Serbinë”.

Kapiteni serb nuk pret provokime nga tribunate e stadiumit: “Unë nuk mendoj se do të ketë incidente, duke pasur parasysh faktin se ne nuk e kuptojmë gjuhën e tyre. Pra, çfarëdo të thonë shqiptarët nga tribunat e stadiumit, nuk do të na prekë neve psikologjikisht. Ata janë nën presion më shumë se sa ne, sepse janë organizatorë të ndeshjes dhe ndëshkimet për çdolloj gabimi janë të rrepta nga UEFA. Ne si futbollistë nuk mendojmë fare për këto gjëra, por vetëm të japim më të mirën në fushë, të përfaqësojmë si duhet vendin tonë,” – përfundon lojtari i Chelseas për “Vecernji Novosti”, shkruan PanoramaSport.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid