avioni-reniaEkipet e shpëtimit të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes kane raportuar se avioni është bërë “shkrumb e hi”.

Ende është mister shkaku i rrëzimit të këtij avioni megjithëse hipotezat janë të shumta. Janë gjendur dy kutitë e zeza, por njëra rezulton të jetë e dëmtuar.

Ndërkohë ekspertët e aviacionit janë përqendruar më së shumti në mundësinë se sensorët kyç në avionin Airbus A320 të “Germanwings”, mund të jenë mbuluar me akull në lartësi duke shkaktuar kështu një rënie të shpejtë të avionit, raporton prestigjiozja “The Telegraph.

loading...

Ekspertët kanë thënë se ekziston edhe mundësia që ekuipazhi i avionit mund të jetë ndjerë papritur i paaftë për të vepruar, si pasojë e një humbjeje të papritur të presionit. Një konsulent amerikan i aviacionit Bob Mann ka konfirmuar se sensorët mund të krijojnë probleme nëse ato ngrijnë në lartësi.

Ai tha se në momentin që kompjuteri po tregon se rruga e avionit është duke u kontrolluar prej tij, avioni papritur mund të humbasë kontrollin. “Pa dashur të spekuloj por në qoftë se është e vërtetë që ekuipazhi nuk ka bërë asnjë përpjekje për të thirrur në radio, ata mund të jenë ndjerë të paaftë”, tha Mann.

Ai ka shtuar se nuk përjashtohet edhe mundësia që pilotëve u ka munguar oksigjeni dhe mund tu kenë rënë të fikët.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid