klea-shytiE ëma e vajzës 20-vjeçare, Klea Shyti, e cila bëri vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Tiranë, thotë se ka qenë në dijeni për lidhjen e dashurisë që vajza e saj ka pasur me një djalë.

“E dija që shkonin mirë dhe kishin mbetur miq. Nuk mendoja kurrë se vajza ime do të merrte vendimin t’i jepte fund jetës së saj”. Kështu ka deklaruar para oficerëve të Komisariatit Nr.2 në Tiranë, e ëma e 20-­vjeçares Klea Shyti, studente në vitin e parë të Fakultetit Ekonomik, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 11­-të i një pallati te “Rruga e Kavajës”, në afërsi të ish-­Parkut të Autobusëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21:00. Të resë iu gjet në njërën dorë karta e identitetit, ndërsa në xhep aparati celular.

Një ditë pas ngjarjes, grupi hetimor mori në pyetje familjarët e vajzës si dhe disa nga shoqet e saj më të ngushta.

E mbuluar nga lotët, nëna e së ndjerës, në pamundësi për të besuar atë se çfarë ishte duke përjetuar, ka treguar në polici se me Klean ka qenë e lidhur më shumë se nënë e bijë. “Kishim shumë afrimitet me njëra ­tjetrën. Ajo më tregonte gjithçka bënte, nuk më mbante të fshehta. Më ka treguar edhe për lidhjen që kishte pasur”.

Loading...

“Më ka thënë që kishin mbetur thjesht miq”, është shprehur nëna e Kleas.

Ndërkaq, burime pranë policisë pohuan se e ëma e 20-­vjeçares ende nuk e besonte atë që kishte ndodhur.

“Çdo gjë më duket si e pavërtetë. Nuk e besoj dot këtë që më ndodhi, gjithçka më duket bosh. Asnjëherë nuk ka pasur probleme më përpara. Klea ishte vajzë e mrekullueshme. Edhe në shkollë ishte vajzë e mirë, mësonte shumë”, ka treguar ajo më tej.

Menjëherë pas ngjarjes, oficerët e policisë morën në pyetje edhe disa prej vajzave me të cilat Klea kalonte pjesën më të madhe të kohës. Gjatë dëshmisë së tyre, dy prej shoqeve të shkollës së 20-­vjeçares kanë pohuar se Klea nuk u kishte lënë përshtypje se do të arrinte në vetëflijim. “I kemi qëndruar gjithmonë pranë. Ajo komunikonte shumë me ne, për gjithçka që e shqetësonte”.

“Nuk na ka lënë aspak që të dyshonim se do të ndodhte diçka e tillë. Ne e njihnim edhe ish­të dashurin e saj dhe me të dilnim shpeshherë për t’u takuar. Pavarësisht të gjithave, ata kishin mbetur miq”, mësohet të kenë thënë dy 20-­vjeçaret në Komisariatin Nr.2 në Tiranë.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije, se ngjarja është duke u hetuar në dy pista: të vrasjes e të vetëvrasjes.

“Jemi duke hetuar në 2 pista, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe të merren aktet e ekspertimeve”, thanë burimet për “GSH”.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid