enveriShpesh kur hap faqen Facebook, të rastis të shohësh të sponsorizuar një link, ku votohet se cili është kryeministri që ka punuar më shumë për Shqipërinë. Edhe pse sondazhi bëhet nga një portal i ri dhe i panjohur, ka arritur të tërheq vëmendje për shkak të pyetjes.

Portali 1Fakt i analistit Besnik Sallabandës ka listuar 12 kryeministra për të votuar.

Por, kush është i pari?

Në vend të parë është Ismail Qemali, pasuar nga Pandeli Majko dhe Enver Hoxha.

Loading...

Në vend të katërt është Sali Berisha, më pas Fatos Nano dhe Edi Rama.

Në vend të shtatë është Ahmet Zogu dhe më pas vijnë Aleksandër Meksi, Esat Pashë Toptani, Mehmet Shehu, Adil Çarçani dhe listën e mbyll Ilir Meta.

Sipas autorëve të sondazhit, në radhë të parë, si nga votimi, por edhe nga komentet e votuesve, vihet re një zhgënjim i përgjithshëm nga politika.

Kaq e vërtetë është kjo sa vetëm Ismail Qemali dhe Pandeli Majko kanë më shumë vota pozitive se sa negative.

Pra, votimi për 10 kryeministrat e tjerë ka qenë më shumë se “kush ka punuar më pak keq” se sa se “kush ka punuar më mirë” për Shqipërinë.

Si nga komentet, por edhe nga votimi vihet re një rikthim i vlerësimit të figurës së diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili renditet në top tre kryeministrat që kanë punuar më shumë për Shqipërinë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid