cana-demtimiKapiteni i kombëtares shqiptare ka publikuar foton e këmbës së tij dhe tretmanin që është duke vijuar për shërimin e saj me mesazhin e kthimit.

loading...

Lorik Cana pritet të kthehet dhe atë shpejtë, ky është mesazhi që ai ka dhënë në opinion pas lëndimit që pësoi në nyjën e këmbës së majtë në fitoren e Nantesit tek Lille (1:0).

Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social në internet, Twitter, Cana ka postuar një foto të këmbës së lënduar. Në fakt, aty shihet trajtimi shëndetësor që është duke kaluar ai.

Më i rëndësishëm është mesazhi që ka përquar ai për adhuruesit e kombëtares shqiptare. “Kthehem shpejt” ka premtuar Cana. Pa lëndimit të tij është menduar se ai do të mungojë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2016 ndaj Serbisë në Elbasan dhe në Armeni, por duket se kapiteni do të jetë në shërbim të trajnerit, Gianni De Biasi.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid