tchDy televizionet kombëtare, “Top Channel” dhe “Tv Klan” kanë njëkohësisht edhe shikueshmërinë më të madhe në vend, por kush janë aksionerët e tyre?

Sipas të dhënave të mara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) më poshtë janë aksionerët në dy televizionet më të mëdha në Shqipëri:

Top Channel:tch

loading...

 

Televizioni tjetër kombëtar “Top Channel” (K12007002U) ka një kapital aksioner prej 525.4 milionë lekë zotëruara nga shtatë aksionerë jo mazhoritar. Pesë nga aksionerët, Vjollca, Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha janë trashëgimtarë ligjorë të Dritan Hoxhës, ish-themelues i kompanisë.

Të pestë sëbashku zotërojnë 40% të kapitalit. Albert Sino është aksioneri tjetër me 40% të aksioneve ndërsa Aurel Baçi zotëron 20%.

Televizioni Klan:
 

klanPërmes Shoqërisë Tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit. Rritje kapitali kjo kompani ka aplikuar edhe në harkun kohorë të vitit të fundit.

Sipas ekstraktit të Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në shtator 2015 ka një kapital prej 1.23 miliard lekë. Në Janar të vitit 2014 kapitali i TV Klan (J71413001J) ishte 980 milionë lekë.

Në vitin e fundit kapitali i kësaj kompanie është rritur me 254 milionë lekë. Kjo kompani ka tre aksionerë jo mazhoritar, Alba Gina me 40%, Aleksandër Frangaj me 40% dhe Ervin Gjikola me 20% të aksioneve. |newsbomb|

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid