femijaPër një jetë sa më të shëndetshme të fëmijës suaj, duhet të bëjë edhe një gjumë të mirë. Kështu që, sipas ekspertëve, prindërit duhet të gjejnë orarin ideal të gjumit për ta. Tani kjo gjë bëhet e mundur nëpërmjet një llogaritësi të thjeshtë online.

Kjo metodë,e quajtur “Llogaritësi i gjumit për fëmijë”, përcakton orën e saktë kur ju duhet të fikni dritat.

Sipas “Llogaritësit të gjumit për fëmijë” nuk është mirë t’i vendosësh fëmijët herët në gjumë sepse ndodh që ata zgjohen natën në momentin e gabuar të ciklit të gjumit. Ai gjithashtu na mëson se disa fëmijë kanë nevojë për gjumë më shumë se fëmijët e tjerë. Prandaj, është e këshillueshme që ta mendoni mirë orën kur do ta vendosni në gjumë.

Loading...

“Pavarësisht sesa flenë, është mirë që fëmija të zgjohet njëherë natën, por jo duke ndërprerë një gjumë të thellë. Ky lloj zgjimi e ndihmon atë të ndihet energjik gjatë ditës”, ka thënë Lucy Shrimpton, specialist në këshillimin për gjumin.

Sipas llogaritësit, një 4-vjeçar të cilit i duhet të zgjohet në orën 7 në mëngjes, duhet të vendoset në gjumë në këto orare: 17:46, 18:16, 18:46, 19:16 dhe 19:46. Ndërsa për një fëmijë 7-vjeç, i cili do zgjohet në po të njëjtin orar, gjumi duhet ta ketë zënë në këto orare: 19:56pm, 20:46pm ose 21:36.

“Kur dikush arrin moshën 18-vjeçare, gjumi prej 12-orësh nuk është më i nevojshëm. Megjithatë, unë do të këshilloja të flinit herët dhe të zgjoheshit herët”, ka shtuar Lucy. Ajo gjithashtu ka thënë se është skeptike për saktësinë e kësaj metode pavarësisht që bazohet në teori të sakta.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid