eraKeni probleme me erën e gojës? Nuk jeni vetëm. Është çështje delikate, por që duhet zgjidhur.

Sipas Shoqatës Dentare Washtenaw District, 65 për qind e amerikanëve vuajnë nga halitosis ose era e keqe e gojës, nuk është problem vetëm i tyre, por ata kanë bërë studimet. Por nga vjen ajo?

Në një video të TED-Ed ku flet profesori dhe studiuesi i problemit të erës së keqe të gojës Mel Rosenberg, e gjitha është rezultat i aktivitetit të baktereve në gojë.

Loading...

Bakteret në gojën tuaj ushqehen me mukusin, mbetjet e ushqimeve dhe qelizat pa jetë. Me qëllim që të thithin ushqime nëpërmjet membranës së tyre qelizore ato duhet ta shpërbëjnë lëndën organike në molekula më të vogla. Për shembull, ato ndajnë proteinat në aminoacide dhe pastaj edhe këto i shpërbëjnë në përbërës të ndryshëm. Disa nga përbërësit me erë të keqe që dalin nga këto reaksione si sulfidi i hidrogjenit dhe kadaverina, dalin në ajër” thotë Rosenberg.

Jeni dhe ju vuajtës të këtij halli? Mbani një higjienë të mirë orale, shkruan revista class. Shoqata Dentare Amerikane këshillon të lahen dhëmbët dy herë në ditë, të përdoret filli dental dhe të bëhen vizita te dentisti.

Dentisti nga New York Jennifer Jabloë thotë që çamçakëzat mund të ndihmojnë në disa raste.

“Një nga të preferuarit e mi për të parandaluar tharjen e gojës është xylitol, një zëvendësues i sheqerit në shumë çamçakëza dhe produkte dentale që frenon bakteret dhe ndihmon me fluksin e pështymës”, thotë Jablow.

Tani po ju lëmë të lani dhëmbët!

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid