world-botaBota më 2016″ pritet të njohë një sërë rreziqesh. Një nga evidentet dhe që thuajse të gjithë e dinë është rreziku që vjen nga ISIS.

IS po e shtrin aktivitetin jo vetëm në Siri e Irak, por edhe më gjërë, teksa goditi Parisin e Bejrutin dhe po mban në ankth pjesën tjetër të botës.

Por, se nuk është vetëm IS rreziku i botës për 2016″>2016, përcjell Express.

Kaosi i ndryshimeve klimatike

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon një rritje prej 250,000 vdekjesh në vit nga efektet e ndryshimeve klimatike deri më 2030. Kështu kostot shëndetësore do të arrijnë në 4 miliardë në vit.

‘Ndryshimet klimatike përfshijnë mjedision social që determinon shëndetin si ajrin e pastër, ujin e pijshëm, ushqimin e mjaftueshëm dhe strehimin e sigurt’, thotë OBSH.

Apokalipsi antibiotik

Që nga lindja e antibiotikëve dhe zbulimi i penicilinës dhe prodhimin e tyre në masë të madhe në shekulli XXI, shkaqet që duhej luftuar po rikthehen prapë.

Loading...

Variacione të reja rezistence të bakterieve kanë evoluar duke u shkaktuar disfatë antibiotikëve. Ekspertët tani thonë se ky është një shqetësim i madh publik. Njerëzit do të sëmurën dhe do të vdesin prej sëmundjeve që deri më tani ishin të shërueshme.

Epidemia e obezitetit

Pesha e shtuar trupore e njereëzve të rritur është shndërruar në epidemi tani. Më 1995, ishin 200 milionë të rritur ibezë në botë. Më 2008, numri u rrit në 500 milionë. Që nga viti 1980, trashësia tek të rriturit është dyfishuar. Ka shumë probleme shëndetësore që lidhen me trashësinë si kanceri, sëmundjet e zemrës e shumë të tjera. Miliona vdekje çdo vit janë si rezultat direkt i të qenit mbi peshë ose obezë.

Kriza e kancerit

Vetëm në vitin 2012, 8.2 milionë vdekje u shkaktuan nga kanceri në botë dhe u regjistruan 14 milionë raste të reja. Kjo nuk mund të jetë më keq. Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon rrezik prej 75 për qind në numrin e rasteve të reja në 20 vjetët e ardhshme, pavarësisht progresit të bërë nga shkencëtarët në tretmanin dhe parandalimin e formave të kancerit.

Tregu i zi

Tregtia e paligjshme me armë, drogë, njerëz, naftë, antikitete e të tjerë përbën një nga rreziqet më të mëdha për njerëzimin kjo për shkak se krimi i organizuar dhe terrorizmi shkaktojnë dhumë dhe shumë vdekje.

ISIS mbështetet në tregtimin e paligjshëm të naftës dhe gjërave antike të vjedhura nga Siria dhe Iraku i lashtë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid