gashiFutbollistët nga Evropa që angazhohen në futbollin e SHBA-së dhe Kanadasë rëndom paguhen mirë.

Dhe, për ndryshim nga Evropa, vendet e përmendura janë më transparente sa i përket bërjes publike të të ardhurave të këtyre sportistëve.

Kështu, secili i interesuar mund ta dijë pa problem se për shembull legjenda e Liverpulit, Steven Gerrard në Los Angeles i fiton 6.2 milionë dollarë në vit, shkruan blick.ch. Ndërsa ish ylli i Juventusit, Sebastian Giovinco për Toronton fiton 5.6 milionë dollarë.

Loading...

Mbi këtë logjikë, gazeta mëson se eksporti i fundit nga Evropa në SHBA, futbollisti i deri djeshëm i FC Baselit, Shkelzen Gashi do të fitojë më shumë se një milion dollarë në vit në “Colorado Rapids”, transmeton albinfoch. Ish golgeteri numër një i Zvicrës për dy sezone, njëherësh lojtar i kombëtares shqiptare do të jetë kështu rreth dyfish më i paguar se kolegu i tij nga Zvicra, Barnetta. Ky i fundit në Philadelphia ka fituar ne sezonin e kaluar vetëm 600 mijë dollarë.

Por, ka sigurisht edhe më keq: Për shembull Adrian Winter (ish lojtar i FC Luzernit) duhet të kënaqet me vetëm 180 mijë dollarë në vit. Në fakt, dallimi kaq i madh në pagesë te Winter vjen si rezultat i rregullit që përcakton kufirin e epërm të pagesës në ligën e SHBA-së, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, në çdo ekip nuk lejohen më shumë lojtarë ta kalojnë kufirin e pagesës prej më shumë se 456 mijë dollarësh në vit

Ndërkaq ngjashëm me Gashin, gjegjësisht rreth një milion dollarë paguhet nga San Jose, edhe Innocent EMmeghara, i cili më parë ka luajtur për GC-në e Cyrihut.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid