ecjeTë ecësh për 25 minuta çdo ditë, jo vetëm ndihmon për të mbajtur trupin në formë, por zgjat jetën me 7 vjet.

loading...

Është ky zbulimi që është bërë nga një studim i Saarland University, në Gjermani i prezantuar gjatë European Society of Cardiology Congress, në fund të gushtit. Studiuesit testuan 69 persona të shëndetshëm që nuk pinin duhan, mes moshës 30 dhe 60 vjeçare, të cilët nuk ishin marrë kurrë me aktivitet fizik të rregullt.

Për gjashtë muaj me radhë ata ju nënshtruan stërvitjeve aerobike të alternuar me stërvitje intensive. Nga analizat e gjakut rezultoi se stërvitja e vazhdueshme luan një rol të rëndësishëm kundër plakjes. Sipas studiuesve, është e pamundur që të bllokohet plakja, por mund të vonojë shfaqja e saj. Në bazë të të dhënave të studimit rezultoi se stërvitja e lehtë fizike, qoftë edhe shëtitja për 25 minuta zgjat jetën nga 3 deri në 7 vjet

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid