kanceriiNjë studim i kryer në Britani, del në përfundim se shkaqet më të shpeshta të shfaqjes së kancerit është kequshqyerja.

Në studim janë marrë më shumë se 130.000 raste, ku studiuesit vertetuan se pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve, ushqimi i tepruar me erëza, konsumi i tepërt i alkoolit dhe trashja janë shkaqet më të zakonshme të të gjithë kancereve.

Loading...

“Mënyra e shëndetshme e jetesës nuk mund të garantojë që personi nuk do të sëmuret nga kanceri, por rreziku i sëmurjes mund të reduktohet ndjeshëm”, citon MedlinePlus një deklaratë nga ana e drejtorit ekzekutiv të kërkimeve, dr. Kumar. Mënyra e shëndetshme e jetesës mund ta zvogëlojë numrin e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse si sëmundjet e zemrës apo veshkave.

“Duke i parë të gjitha dëshmitë, është e qartë se rreth 40% e të gjitha kancereve janë të shkaktuara nga gjërat që mund të ndryshohen”, tha prof. Max Parkin.

Sipas studimit rezulton se tre e katërta e kancerit të lukthit mund të shmanget me lënien e duhanit, lënien e ushqimit me erëza dhe me një konsum më të shpeshtë të frutave dhe perimeve.

Gjithashtu obeziteti është i lidhur me më shumë se 5% të kancereve ose rreth 18.000 raste, duke përfshirë një të tretën e rasteve të kancerit të mitrës.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid