perdhunonNë vazhdën e mesazheve sensibilizuese me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është publikuar edhe një eksperiment social i realizuar nga zyra e OKB-së në Shqipëri.

Loading...

Dy aktorë u vendosën brenda një ruloti duke simuluar ulërima dhe dhunë. Mjeti qëndroi në një mjedis të frekuentuar nga qytetarët. Disa prej kalimtarëve qëndruan moskokëçarës, të tjerë telefonuan policinë ndërsa shumica u përpoq të ndërhynte.

Videoja e krijuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Qeverinë e Suedisë është pjesë e fushatës “#JoVetëmNë8Mars”, e cila synon ndërgjegjësimin e publikut nga të rinjtë për t’u bërë bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid