josaSkënderbeu pësoi një tjetër humbje në Ligën e Evropës, kësaj radhe tepër e thellë.

Trajneri Mirel Josa pranoi se duhet të punojnë më shumë, pasi ndeshje të tjera e presin ekipin e tij.

loading...

“Kur ishim me 11 lojtarë në fushë patëm raste shënimi dhe gjithçka ishte e barbartë, por pas ndëshkimit të Salihit u bë e vështirë. Kjo situatë na dëmtoi shumë nga një veprim i panevojshëm”.

“Sportingu ruajti një ritëm të lartë gjatë të gjithë kohës dhe unë mendoj se është një ekip më i fortë se Lokomotiva e Moskës apo Beshiktashi”.

“Unë do të diskutoj me ekipin. Duhet të punojmë shumë, pasi kemi ndeshje të rëndësishme përpara. I uroj fat Sportingut në derbin me Benfikën. Në fushën tonë do të jetë një lojë ndryshe, pasi do të kemi më shumë mundësi për të mbajtur topin”, tha Mirel Josa pas ndeshjes.

Skënderbeu pas tre javësh nuk ka pikë dhe mbyll Grupin H, në sezonin debutues në fazën e finale të Ligës së Evropës.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid