bayer-juveJuventusi dhe Bayern Munichu e kanë mbyllur me rezultat të barabartë (2-2) ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Torino.

Një dominim total i bavarezëve në fraksionin e parë të lojës, në të cilin u pa vetëm një gol.

Pas rasteve të shumta në mysafirëve, Thomas Muller reagoi më së miri kur iu kthye një top duke e dërguar atë në rrjet (43’).

Në fund të pjesës së parë, vendasit kërkuan penalti pasi Vidal e ndali topin me dorë në zonë, por arbitri Martin Atkinson nuk mendoi ashtu.

loading...

Vizitorët vazhduan të luanin më mirë edhe në minutat e para të pjesës së dytë, me ç’rast falë magjisë së Arjen Robben e shënuan edhe golin e dytë (55’).

Mirëpo, falë intervenimeve të Massimiliano Allegrit, Zonja e Vjetër u kthye fuqishëm për ta barazuar rezultatin.

Një pasim fantastik të Mandzukic e priti Paulo Dybala, për ta shënuar golin e parë të nikoqirëve (63’).

Dhe falë një aksioni të mirë të bardhezinjve, Stefano Sturaro e barazoi rezultatin (76’). Asistimi ishte i Moratas.

Bianconerët kanë mundur ta fitojnë ndeshjen po t’i konkretizonin rastet tjera, ndërkohë që edhe mysafirët u treguan shumë të rrezikshëm në mbyllje të sfidës.

Rezultati 2-2 e favorizon Bayern Munichun, mirëpo Juventusi do të shpresojë për fitore në Allianz Arena.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid