ronaldoAgjenti i Iker Casillasit, Santos Marquez, beson se vendimi i Cristiano Ronaldos që t’ia shesë të drejtat e imazhit një kompanie që është në pronësi të presidentit të Valencias, Peter Lim, lë të kuptohet se edhe ai do të largohet nga Real Madridi.

loading...

Portugezi ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2018, mirëpo në fund të muajit të kaluar, ai nënshkroi kontratë me Mint Media.

Marquez beson se kjo marrëveshje nuk i pëlqen Florentino Perezit, ashtu që 30-vjeçari pritet të largohet.

“Një ditë, ai (Perez) duhet të shpjegojë pse Cristiano punon për një kompani tjetër jashtë Real Madridit”.

“Imagjinojeni Cristianon duke i gjeneruar 40 milionë euro gjetiu dhe duke ia dhënë ato Peter Limit, pronarit të Valencias. Ato para përfundojnë në arkat e Valnecias dhe kjo është për të ardhur keq…”.

“A do të flasë dikush dhe do ta pyesë Florentinon pse Cristiano ia ka shitur të drejtat e imazhit Peter Limit? Kjo normalisht se do të ndodhë; kjo sugjeron se Cristiano planifikon të largohet”, ka thënë agjenti i Casillas për AS.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid