kaos-prishtineRrugët kryesore të cilat lidhin qytetin janë të bllokuara, në këto orë të mëngjesit. Rrugët nga katedralja e qytetit ( Rruga Xhorxh Bush) si dhe rruga Luan Haradinaj janë të pamundura të kalohen me automjete.

Ndërkohë policia po gjenë rrugë alternative për ngasësit, kur edhe fluksi automjeteve, është më i madh për shkak të fillimit të punës.
Kaosi i mbrëmshëm nga përplasjet mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të partive tjera opozitare me Policinë e Kosovës tek stacioni i Policisë, Rruga Rexhep Luci, si dhe tek Gjykata Themelore kanë lënë këto pjesë të qytetit të bllokuar nga gjësende, të cilat tashmë po pastrohen.

loading...

Rasti tashmnë ka nis të hetohet nga Policia e Kosovës.

Ekipet e njësive përkatëse të Policisë së Kosovës tek sot në mëngjes janë duke bërë hetimet e përleshjes së mbrëmshme ndërmjet aktivistëve të LVV dhe policisë.

Ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimet përkatëse.

I tërë kryeqyteti është bllokuar nga kolonat e gjata që janë në trafik.

Në këto momente është e bllokuara rruga “Luan Haradinaj” pasi që në këtë pjesë mbrëmë kishte pas përleshje mes Policisë dhe protestuesve pas arrestimit të liderit të LVV, Albin Kurti.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid