kosovaHalim Kosova tregon se raportin me femrat nuk e ka vetëm në aspektin mjek-pacient, por edhe të një dimensioni mashkull-femër.

Gjatë një takimi në Njësinë numër 8 në Tiranë, Kosovës i është dashur të rrëfejë dhe një aspekt tjetër të jetës së vet, pikërisht raportin me femrat e tjera, përveç gruas. Kështu, një prej fanseve të tija në këtë takim, i ka kërkuar Kosovës që ta lejonte t’i jepte një puthje, çka në fakt ai nuk e refuzuar, por para se ajo të ndodhte, i ka bërë thirrje gruas së vet nga shtëpia që të fikte televizorin që të mos e shihte. E pasi ai ka shkëmbyer puthjen me qytetaren, ai ka treguar se pa kamera puth edhe më fortë.

Loading...

Dialogu i plotë

Halim Kosova: Bashkia e Tiranës do jetë harmonizusja e zgjedhjes së problemeve të të dyja palëve, si të atyre që kanë me teprim dhe i kanë të mbyllura si të atyre që kanë nevojë për strehim. Këtë do e them konkretisht pasi të marrë një konfirmim edhe në një bisedë me ta në mënyrë që ti shohim mundësitë sesi ato apartamente të përdoren nga ata që kanë nevojë dhe të mos rrinë të mbyllura.

Qytetarja: Doktor të vij të puth pak?

Halimi: Tani para të gjithëve? Prit prit, një minutë, një minutë. Prit pra një minutë. O Elsa (gruaja) fike pak televizorin…

Qytetarja: Hajde se më njeh dhe Elsa mua.

Kosova: Dëgjo, të them një diçka. Pa kamera puth më fortë sesa me kamera. Hajde këtu. Më fal një sekondë…

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid