turkish-kosoveNjë pasagjer që ka qenë brenda aeroplanit të Turkish Airlines, që po udhëtonte nga Stambolli në Prishtinë, ka publikuar fotografi pas daljes nga aeroplani që gjatë aterimit doli krejtësisht nga pista në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Fal Zotit shpëtuam nga një tragjedi e mundshme gjatë aterrimit të aeroplanit të linjës Stamboll-Prishtinë”, ka shkruar ai në postimin e fotografive.

Në këto fotografi shihet sesi aeroplani që zyrtarisht sipas të dhënave të Aeroportit “Adem Jashari” ka ateruar në orën 19:32, ka dalë krejtësisht nga pista, shkruan insajderi.com

loading...

Shumë pasagjerë kanë dalë të frikësuar nga aeroplani ku kanë qenë të ngujuar për afro një orë. Në aeroplan ka pasur edhe shumë fëmijë.

Mbi njëqind udhëtarë në bord dhe tetë anëtarë ekuipazhi janë tronditur nga rrëshqitja e aeroplanit në Aeroportin e Prishtinës.

Ndryshe, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka konfirmuar se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim, i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lënduar.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid