xhuvaniNë një kërkesë depozituar Gjykatës së Apelit, Kostandin Xhuvani ka kërkuar zbutje të dënimit, pasi sipas tij, veprimet i ka kryer pa ndërgjegjen e tij, teksa ka qënë nën efektin e drogave të lehta dhe alkoolit.

Loading...

Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg në Gjykatën e Shkallës së Parë për vrasjen e katër personave, ka kërkuar uljen e dënimit ndaj tij në Gjykatën e Apelit. 26 vjeçari Xhuvani u shpall fajtor me gjykim të shkurtuar në datën 10 mars, për veprën penale “Vrasje në rrethana të cilësuara”, në kuadër te hetimeve për vrasjen e katër personave mëngjesin e 4 nëntorit në Tiranë.

Mësohet se ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga ajo natë, pasi ishte jo vetëm nën efektin e alkoolit, por dhe të drogave të lehta të konsumuara gjatë asaj nate. Në kërkesën e tij depozituar Gjykatës së Apelit, Xhuvani kërkon zbutje të dënimit, pasi veprimet janë kryer pa vullnetin e tij, pa ndërgjegjen e tij, vijohet me argumentin e kësaj teze. Kujtojmë këtu se Xhuvani u dënua me 35 vite burg për vrasjen e katër personave, Arber Demiraj, Enea Xhajit, Edison Jahos dhe shtetasit italian, Gianpaolo Azzolo.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid